Wednesday, 13. May 2026
Sport

Ja cilat ekipet vazhduan garën në Liga e Kampionëve dhe në atë të Evropës

GS 14/12/2023 1 Min. Lesezeit

Këto janë ekipet që vazhdojnë garën nga Liga e Kampionëve në atë të Evropës.

Ka përfunduar zyrtarisht faza e grupeve në Ligën e Kampionëve.

16 ekipe do të vazhdojnë tutje në fazën e nokautit në garën më prestigjioze evropiane për klube, shkruan Gazeta Express.

Kurse, tetë ekipet e renditura në pozitën e tretë në grupet e tyre përkatëse nuk e mbyllin këtu aventurën evropiane, pasi që do të vazhdojnë në fazën e nokautit të Ligës së Evropës.

Galatasaray, Lens, Braga, Benfica, Feyenoord, Milan, Young Boys dhe Shakhtar Donetsk janë ekipet që do të vazhdojnë garën në Ligën e Evropës.

Teilen: