Sunday, 8. March 2026
Sport

Ja kur do ta mësojë KB Peja kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

GS 28/06/2023 1 Min. Lesezeit

KB Peja do ta përfaqësojë këtë edicion Kosovën në Ligën e Kampionëve në basketboll.

Pejanët janë kampioni aktual i Superligës së Kosovës në basketboll, pasi që në finalet e “PlayOff-it” mposhtën 3:2 KB Trepçën, raporton lajmi.net.

  

Triumfi në Superligë ia siguroi KB Pejës edhe biletën drejt garave evropiane, Ligës së Kampionëve.

Peja do ta mësojë së shpejti kundërshtarin e saj, pasi që më 5 korrik do të hidhet shorti për kualifikimet e Ligës së Kampionëve në basketboll./Lajmi.net/

  


Teilen: