Monday, 26. January 2026
Sport

Ja shifra që pagoi Sparta e Pragës për Tucin

GS 30/12/2023 1 Min. Lesezeit

Indrit Tuci është lojtari më i ri i Spartës së Pragës. Sulmuesi shqiptar do të jetë shok skuadre me patriotin e tij,

Qazim Laçin. Tuci po kalonte një sezon tejet pozitiv me Lokomotivën e Zagrebit, teksa ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste në kampionatin kroat.

Statistikat e tij kanë tërhequr vëmendjen e Spartës së Pragës, që edhe këtë sezon synon titullin kampion në Çeki. Për transferimin e 23-vjeçarit shqiptar kampionët në fuqi të Republikës Çeke paguan 1 milionë euro.

Ndërkohë, klubi Lokomotiva e Zagrebit ka mbajtur edhe përqindje të kartonit në rast shitjeje në të ardhmen.

Teilen: