Sulmuesi Nicolas Jackson ka rinovuar kontratën edhe për dy vjet me Chelsean dhe do të jetë pjesë e ekipit nga Londra deri në vitin 2033.
Chelsea ka njoftuar të premten rinovimin e kontratës me Jacksonin, i cili u transferua në “Stamford Bridge” verën e shkuar.
Jackson iu bashkua Chelseat nga Villarreali, ndërsa ekipi anglez për kartonin e tij pagoi 37 milionë euro.
23-vjeçari, i cili është reprezentues i Nigerisë, ka shënuar 17 gola me fanellën e Chelseat në të gjitha garat deri më tani.
Sezonin e shkuar, ai pati 35 paraqitje dhe shënoi 14 gola në Premier League, ndërsa këtë sezon, Jakson ka realizuar 2 gola në tri ndeshje kampionale.