Friday, 13. February 2026
Moto GP

Jalen Tate, shpallet MVP i serisë finale

GS 18/05/2023 1 Min. Lesezeit

Amerikani i Pejës, Jalen Tate është shpallur MVP, i serisë finale të ‘Play Off-it’ të Superligës së Kosovës në basketboll.

Tate, trofeun e lojtarit më të mirë, e pranoi në ceremoninë përmbyllëse të ndeshjes së pestë, të cilën Peja e fitoi 93:91 ndaj Trepçës në ‘Minatori’.

  

Tate ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar te Peja në këtë finale, ndërsa edhe në ndeshjen e fundit pati një paraqitje të mirë.

Amerikani e përfundoi ndeshjen me 16 pikë, 8 kërcime e 6 asistime.

Peja fitoi titullin kampion pas një dekade./Lajmi.net/

  


Teilen: