Një tjetër ndeshje dhe një tjetër fitore me gola për Barcelonën e Hansi Flik. Skuadra blaugrana vazhdon të marshojë në La Liga dhe Girona është bërë “viktima” e radhës e makinerisë së ndërtuar nga trajneri gjerman.Hansi Flik ka folur pas takimit duke shprehur kënaqësinë për suksesin e ekipit të tij.
“Kemi fituar tri pikë të tjera dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Ajo që më vjen mirë është se skuadra nuk ka humbur energji pas pushimit. Këtë e tregon dhe paraqitja mjaft e mirë që kemi bërë në pjesën e dytë”, deklaroi trajneri i Barçës pas takimit.
Flik gjithashtu ka folur edhe për golin e Gironës që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e takimit.
“Kur merr një gol, siç na ndodhi ne në pjesën e dytë natyrisht që lindin dyshime. Sepse po luanim kundër Gironës, një skuadër e mirë që di të luajë shumë mirë me topin. Ne kishim bërë disa ndryshime, sepse shumë lojtarë ishin angazhuar me ekipet e tyre kombëtare dhe ishin të lodhur. Po ashtu kemi luajtur dhe të enjten, ndaj nuk ishte e lehtë”, shtoi Flik.
Trajneri i Barcelonës foli edhe për Levandovskin, njeriun që po bën diferencën në këtë sezon me 25 rrjeta deri më tani në La Liga. “Leva është një lojtar i rëndësishëm për ne. Po shënon shumë gola. Por jam i kënaqur edhe edhe me Ferran Torresin, i cili po shënon gjithashtu, pavarësisht se po luan më pak”, tha Flik
PANORAMASPORT.AL