Ish qendërsulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka dhënë një intervistë për “AS”, ku shpjegoi arsyet që e shtynë atë të bënte zgjedhjen për të luajtur për Al-Ittihad.
“Si musliman, kur je në Mekë ndihesh i qetë, është një vend i mrekullueshëm. Dhe unë jam në paqe. Më pritën krahëhapur dhe menjëherë u ndjeva i dashur. Kur filloi projekti i futbollit në Arabinë Saudite, ai u duk i madh në çdo aspekt. Doja të isha pjesë e tij dhe të ndihmoja futbollin të përparonte. Në këtë vend ka shumë pasion dhe unë jam i kënaqur me nivelin e lojës. Jam shumë i befasuar sepse në Evropë nuk shohim shumë ndeshje futbolli nga këtu. Jam shumë i lumtur dhe krenar për gjithçka që kam bërë dhe fituar me Real Madridin, por mendoj se për mua ishte një moment i mirë për të provuar një ndryshim të ri në jetën time pas gjithçkaje që kisha fituar tashmë në Madrid”, përfundoi Benzema.
PANORAMASPORT.AL