Ndeshja e parë e se zonit për Milanin do të luhet sot në 20:45 kundër Torinos në “San Siro”. Rreth saj dhe ambicieve sezonale ka folur Stefano Pioli në konferencën e zakonshme për shtyp, që paraprin daljet e “djallit” në kampionat.
Si e shpjegoni që në shtëpi keni që për Pashkët e vitit 2022 që luani përpara mbi 70 mijë spektatorëve?
Besoj dhe shpresoj që të jetë dashuri për Milanin. Jemi të lumtur kur luajmë në “San Siro”, sepse marrim energji, ndaj nuk më habit fakti që ka kaq shumë tifozë. Do të bëjmë gjithçka për t’i kënaqur.
Prisni një tjetër ndeshje si ajo e Bolonjës?
Rëndësi ka që të jenë të gjithë të disponueshëm për të bërë atë që u kërkohet. Ndaj Bolonjës vrapuam shumë e jo gjithmonë në mënyrën e duhur. Të rinjtë do të jenë të gëzuar që do të luajnë në “San Siro” dhe do të provojnë emocione që nuk i kanë shijuar kurrë më parë. Torino është skuadër që ka fituar në katër transfertat e fundit, ndaj nevojitet shumë kujdes.
Çfarë mendoni për merkaton e klubit dhe situatën e Lukakut?
Si trajner do të doja që merkatoja të mbyllej përpara nisjes së kampionatit dhe nuk kuptoj përse nuk gjendet një zgjidhje. Kemi drejtues të përgatitur, që do të dinë të shfrytëzojnë shanset që jep merkatoja.
Keni kërkuar ndonjë sulmues?
Aktualisht kemi Zhirunë, Kolombon dhe Okaforin, që mund të bëjë “pykën”. Mendoj se jemi të mbuluar.
A mund të thoni si ka ndryshuar Milani?
Çdo ndeshje e sezonit është histori më vete, por mua më pëlqen grupi me të cilin punoj. Më të vjetrit i kanë pritur mirë të rinjtë, që nga ana e tyre po sforcohen për të asimiluar sa më shpejt idetë, gjuhën e çdo gjë tjetër. Duhet kohë, por me siguri kemi ndryshuar diçka në ndërtim dhe mbrojtje.
Çfarë do të ndodhë me lojtarët e padobishëm?
Ky është një vlerësim që do ta bëjmë pas 1 shtatorit. Reijndersi ka marrë shumë vlerësime.
Cilin ju kujton?
Nuk më pëlqejnë krahasimet dhe çdo lojtar ka rrugëtimin e tij. Mendoj se Tizhani është shumë inteligjent, e mund të na japë shumë zgjidhje, sepse ka karakteristika të veçanta.
Si e shpjegoni që në mbrojtje skuadra vuan përsëri?
Vërtet u kemi dhënë rivalëve ndonjë mundësi më shumë, por nëse sulmojmë shumë do të thotë që merita kanë edhe ata që nisin aksionin. E njëjta gjë vlen edhe për mbrojtjen, e cila vuan nëse sulmi nuk bën gjithçka si duhet.
Kush do të jetë zëvendës-Teo?
Bartesagi është interesant, e kur të mos jetë me ne do të luajë më të rinjtë. Sa për Teon mund ta zëvendësojnë Kalabria e Florenci, pra kemi disa zgjidhje të brendshme.
Çfarë vështirësish prisni nga Torino?
Është një ekip që kombinon organizimin me fizikun, si dhe lojtarët cilësorë. Ata janë një ekip në anën e majtë të renditjes, por janë një ekip që mund t’i vënë të gjithë në vështirësi. Jemi mirë, jemi në ditën e dytë të kampionatit dhe duam të insistojmë, duam t’i kapërcejmë vështirësitë me zgjidhjet e duhura, veçanërisht kur rikuperimi i topit është i rrezikshëm.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL