Pasi ishte një nga ushtarët e Arrigo Sakit në Milano që ekstremizoi përdorimin e pozicionit jashtë loje, Marko Van Basten ka sponsorizuar lëvizjen në krahun e kundërt. Ai është një nga ithtarët që kërkon heqjen e pozicionit jashtë loje në futboll. Holandezi e ka mbrojtur teorinë e tij nga pozicione të ndryshme.
Nga viti 2016 deri në vitin 2018, FIFA e emëroi atë Drejtor të Zhvillimit Teknik. Brenda dhe jashtë atij roli, Van Basten ka shpjeguar pse kërkon eliminimin e pozicionit jashtë loje: “Unë kam ende dyshime për offside, sepse jam i bindur që nuk është një rregull i mirë. Të paktën do të doja të bëja një provë për të treguar se futbolli është i mundur edhe pa pozicion jashtë loje.
Jam i sigurt se do të ishte më mirë pa të. Nëse nuk do të kishim jashtë loje, do të kishim shumë më pak probleme dhe skuadrat do të kishin zgjidhje të tjera për të ofruar një lojë të mirë. Ekipet do të gjenin një mënyrë për të luajtur pa pozicion jashtë loje.”
PANORAMASPORT.AL