• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Jam i varur nga droga dhe alkooli” – Gjendja e rënduar e ish-sulmuesit të Italisë, reagon De Rosi: E kam vëlla, do jem këtu për të

15/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Daniel Osvaldo rrëfeu se po kalon një gjendje të rënduar psikologjike, me ish-sulmuesin e Italisë që po lufton varësitë nga droga dhe alkooli. Për këtë gjë foli dhe trajneri i Romës, Daniele De Rosi, i cili u shpreh se është i gatshëm që të ndihmojë Osvaldon, të cilin e konsideron vëlla.

“Do të flas me Danin (Osvaldon) pasi ai është një vëlla i vërtet. Ne folëm pas ndeshjes Fiorentina-Roma dhe i dërguam njëri-tjetrit foto nga ndeshjet e vjetra mes Fiorentinës dhe Romës. Kemi një raport mjaft të afër sa që unë nuk dua t’i tregoj të gjitha.

Kjo ndoshta dhe pse unë nuk dija asgjë, ose ndoshta dija shumë pak rreth gjendjes së tij.

Sa më përket mua, ai e di që unë do të jem gjithmonë këtu për të, siç ka qenë ai kur ne ishim shokë skuadre, siç ka qenë ai kur unë ika në Argjentinë. Kështu do të jetë dhe tani, nëse ai e do dhe jo nëse i nevojitet”, tha De Rosi.

Next Post

HETIMI TE MILANI/ Gjueti për ndërmjetësin, Prokuroria kërkon njeriun “RedBird” që merret me fondin arab

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.