• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Jam krenar për lojtarët, por i zhgënjyer me rezultatin” – Sylvinho flet pas ndeshjes me Serbinë

08/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas ndeshjes pa gola ndaj Serbisë, përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, doli përpara për të ndarë përshtypjet e tij.

Ai foli për zgjedhjet e formacionit, përgjegjësinë e tij në rastet e humbura dhe vlerësoi paraqitjen e lojtarëve, duke i bërë thirrje që të marrin më të mirën nga kjo sfidë.

“Jam i lumtur me mënyrën si u prezantuam, me lojën që bëmë, por jo me rezultatin. Bëmë lojë serioze dhe jam krenar me të gjithë lojtarët, por për fat të keq ky është futbolli. Jam i zhgënjyer me rezultatin”.

“Penalltia është gjithmonë diçka e vështirë. Në stërvitje provuam me Manajn, Bajramin, Asllanin e Uzunin. Manaj ishte zgjedhja ime. Nëse ai gabon, kam gabuar dhe unë. Shqipëria e Sylvinhos? Jo, kjo është Shqipëria e Shqiptarëve”.

“Formacioni? Ndryshe nga kualifikueset e Europianit nuk kemi një formacion fiks. Kemi shumë lojtarë në dispozicion dhe i përzgjedhim për veçoritë e tyre. Skuadra ishte ofensive. Zëvendësimet u bënë sepse lojtarët ishin të lodhur”.

“Sa ndeshje ka Broja që nuk luan 90 minuta? Hoxha bëri super lojë, por edhe ai ishte i lodhur. E njëjta gjë edhe për Manajn. Ai ishte zgjedhje pak e vështirë për ne, pasi humbi dy ditë nga stërvitja me ekipin, por ai ka eksperiencë me Kombëtaren”, deklaroi Sylvinho.

Next Post

“Me Brojën është gjithmonë i njëjti problem”, Silvinjo pas barazimit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.