Tuesday, 10. March 2026
Sport

“Jam lojtar intensiv dhe i palodhur”, Ueah flet si bardhezi: Do të shkoj mirë me ekipin, shpresoj të më vlerësojnë

GS 01/07/2023 1 Min. Lesezeit

Timoti Ueah është zyrtarisht futbollisti më i ri i Juventusit. Gjatë intervistës së tij të parë si bardhezi, ai foli për karakteristikat më të mira dhe mënyrën se si mund të përshtatet në ligën italiane.

w63oyaouh0cvcit1y3fi

“Unë jam një lojtar intensiv, që i pëlqen të vrapojë, krosojë dhe asistojë. Mendoj se do të shkoj mirë me shokët e skuadrës, shpresoj t’i ndihmoj të shënojnë shumë gola dhe të luajnë futboll të mirë. Unë jam një punëtor i palodhur, do të punoj shumë për ekipin, pa kursim dhe shpresoj që tifozët do ta vlerësojnë atë”, u shpreh amerikani.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: