Thursday, 5. March 2026
Sport

“Jam lojtar më i mirë falë Murinjos”, mesfushori holandez: E ardhmja? Duhet të flas me PSG-në

GS 22/06/2023 2 Min. Lesezeit

Mesfushori Xhini Uijnaldum, është kthyer tek PSG-ja pas një viti në huazim te Roma. Në një intervistë për “L’ Equipe”, holandezi ka folur për dëmtimin në këmbë si dhe për trajnerin Zhoze Murinjo.

Italian Football News 🇮🇹 on Twitter:

“Pas dëmtimit të këmbës, sezoni që zgjati vetëm tre muaj e gjysmë. U ktheva në Romë vetëm në dhjetor pasi përfundova rehabilitimin në Holandë. Klubi më ka ndihmuar shumë gjatë kësaj periudhe dhe më ka pëlqyer të luaja atje. E ardhmja? Para se të vendos, duhet të takoj PSG-në sepse ka shumë gjëra për të sqaruar. Kam mësuar se do të vijë një trajner i ri, por nuk duket plotësisht i përcaktuar. Nëse më kërkojnë të qëndroj në Paris, unë do të pranoj. Verën e kaluar klubi më la mënjanë sepse donin që unë të largohesha dhe unë e pranova. Gjatë vitit, fola disa herë me Al Khelaifi dhe Luis Kampos. 

Përsa i përket Murinjos, njerëzit nuk e njohin atë. Thuhet shumë për të, por ai ishte fantastik me mua. Kur kisha nevojë për të mund të llogarisja praninë e tij, e konsideroj veten një futbollist më të mirë pasi më ka trajnuar “Special One”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: