Monday, 21. September 2026
Futboll

James Rodriguez drejt një transferimi befasues në Itali, do të punojë me Alessandro Nesta

GS 08/09/2026 1 Min. Lesezeit

James Rodriguez është shumë pranë rikthimit në Europë dhe këtë herë është gati për të provuar një aventurë të re në Itali. Marca zbulon se 35-vjeçari kolumbian është në bisedime të avancuara me Avellino, ekip që drejtohet nga Alessandro Nesta dhe garon në Serie B.

Rodriguez është aktualisht i disponueshëm si lojtar i lirë pasi u largua nga skuadra e MLS, Minnesota United, në fillim të këtij viti, për t’u përqendruar në përgatitjet për Kupën e Botës 2026 me Kolumbinë, e cila u eliminua nga Zvicra në raundin e 1/16-ve.

Avellino renditet në vendin e pestë pas tre javëve të para në Serie B dhe pretendon për t’u ngjitur në Serie A. Vendimtar për këtë lëvizje surprizë është Nesta, i cili ka folur personalisht me James Rodriguez dhe i ka treguar projektin ambicioz që ka dhe drejtuesit e Avellino.

Teilen: