Tenisti propagandues serb, Novak Djokovic u mposht nga italiani Jannik Sinner 7:5, 6:7, 7:6 në ndeshjen e xhiros së dytë të Masters Final në Torino.
Në një duel emocionues, Sinner dëshmoi se është në formë të shkëlqyer në dy muajt e fundit dhe me mbështetjen e madhe të audiencës vendase arriti të triumfojë ndaj tenistit propagandues serb, përcjell GazetaBlic Sport.
Në të njëjtën kohë, kjo ishte fitorja e parë e Sinerit ndaj Djokovicit dhe ishte në duelin e tyre të katërt të ndërsjellë.
Në një ndeshje që zgjati më shumë se tre orë dhe ishte dramatike, jo vetëm për shkak të rezultateve, por edhe për shkak të provokimeve të mëdha që serbi i’u bëri të pranishmëve në Torino.
Sealing a set: @DjokerNole style 🧏♂️#NittoATPFinals pic.twitter.com/CNbNDumN0A
— Tennis TV (@TennisTV) November 14, 2023
Në ndeshjet e xhiros së fundit, të planifikuara për të enjten, do të dihet se kush nga ky grup do të arrijë në gjysmëfinale dhe do të takohen Djokovic – Hurkač (14:30) dhe Siner – Rune (21:00).
/GazetaBlic Sport/