Friday, 20. March 2026
Sport

Januzaj bën asist, Turuc shënon supergol nga distanca

GS 06/06/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Besaksehir shënoi fitore në javën e fundit të Superligës së Turqisë kundër Trabzonsporit me rezultatin 3 me 1.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi mesfushori turk, Deniz Turuc në minutën e 34’të, shkruan Lajmi.net

  

Turuc realizoi një supergol nga distanca pasi mori një asist nga lojtari shqiptar, Adnan Januzaj.

Me këtë fitore, Besaksehir e mbyll sezonin në pozitën e pestë me 62 pikë, kurse Trabzonspor në pozitën e gjashtë me 57 pikë.

Të dy skuadrat nuk arritën të zënin ndonjë vend që çon në garat e UEFA-s./Lajmi.net/

  


Teilen: