Tuesday, 31. March 2026
Sport

Januzajt i bëjnë sërish dalje, ja ku do të vijojë karrierën futbollisti me origjinë shqiptare

GS 30/08/2023 1 Min. Lesezeit

Adnand Januzaj do të vijojë karrierën në Turqi. Sulmuesi belg me origjinë shqiptare nuk bën pjesë në planet e Sevijas, që ka arritur marrëveshjen për një huazim një vjeçar me Basaksheirin. 

adnan-januzaj-fc-sevilla-2022-1669711937-97637

Edhe në gjysmën e dytë të sezonit që lamë pas, Januzaj ishte pjesë e turqve, por u rikthye në verë te Sevija, ku gjithsesi nuk ia doli të bindë trajnerin  për t’i garantuar një vend në skuadrën spanjolle.  

Në ditët në vijim, 28-vjeçar pritet të zbarkojë në Stamboll, ku do të kryejë ritualin e testeve mjekësore, para se të nisë stërvitjen me klubin e Bashaksehir. 

 PANORAMASPORT.AL

Teilen: