Ditën e martë (12 gusht) zyrtarë të lartë të Federatës Japoneze të Boksit kanë programuar një takim urgjenst sa i përket protokolleve që kanë të bëjnë me shëndetin e boksierëve.
Kjo mbledhje do të mbahet vetëm pak ditë pasi në Japoni ndërroi jetë boksieri i peshave super të lehta Shigetoshi Kotari dhe ai i peshave të lehta Hiromasa Urakawa.
Të dy sportistët, të moshës 28-vjeçare, u ngitën në ring më 2 gusht në Tokio në “Korakuen Hall”. Boksierët, të cilët ishin ndeshur me rivalë të ndryshëm, përfunduan në spital ku edhe humbën jetën pas ndërhyrjes që iu nënshtruan në tru.
Komisioni Japonez i Boksit (JBC) dhe ente të tjera që kanë lidhje më këtë sport kanë programuar ditën e nesërme një mbledhje emergjente për të analizuar atë çfarë ndodhi. Mediet japoneze kanë bërë me dije se të dy boksierët, me qëllim që të humbnin peshë përpara takimeve respektive, nuk kanë konsumuar ujë. Sipas mjekëve dehidratimi ka bërë që truri i tyre të dëmtohej më shumë nga ç’ndodh zakonisht nga goditjet e marra gjatë duleve.