• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jaroviç përforcon repartin ofensivë të Gjilanit

22/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi Senad Jaroviç edhe zyrtarisht është transferimi më i ri i Gjilanit.

Këtë e kanë bërë të ditur faqja zyrtare e klubit në Facebook, të cilët me anë të një videoje njoftuan për blerjen e 26-vjeçarit.

Jaroviç i cili shquhet për gjatësinë e tij (1.95 cm) ka pasur një karrierë të bujshme pasi që ka luajtur në shtete dhe klube të ndryshme gjatë viteve.

E nisi në grupmoshat e Unterrath-it, për të vazhduar më pas ngritjen në nivel profesional ku luajti për klube si NK Domzale, NK Dob, Spartak Trnava, Sönderjyske, Zlate Moravce, SKF Sered, NK Radomlje, Petrolul, Slloboda Tuzla, Minaur dhe së fundmi në Maqedoni tek Struga.

Tek klubi i Strugës ai pati gjithsej 19 paraqitje, ku arriti që të shënojë dy gola.

26-vjeçari te Gjilani do të qëndroj për gjashtë muaj si huazim nga Struga.

Përveç pozitës si sulmues qendre, Jarovic mund të aktivizohet edhe si mesfushor ofanziv, andaj versatiliteti i tij mund t’i hyjë mjaft në punë teknikut Gentjan Mezani.

Next Post

VIDEO/ Lautaro shënon “në frymën e fundit” dhe Inter fiton, zikaltërit mposhtin Napolin në finalen e Superkupës së Italisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.