Tuesday, 17. March 2026
Sport

Jaroviq mbetet te Gjilani

GS 18/07/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Senad Jaroviq do të jetë pjesë e Gjilanit edhe për sezonin 2024/25.

Në fakt, Jaroviq do të jetë pjesë e Gjilanit për dy sezonet e ardhshme pasi me ekipin kosovar ka firmosur kontratë dyvjeçare.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Gjilani ka njoftuar të enjten se ka arritur marrëveshje me Strugën për blerjen e kartonit të Jaroviqit, i cili menjëherë i është bashkuar ekipit të trajnerit Ardian Nuhiu në fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë.

Jaroviq në pjesën e dytë të sezonit të shkuar ishte i huazuar nga Struga te Gjilani, ekip që e ndihmoi për ta siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

Në 18 ndeshje të luajtura në Superligë, 26-vjeçari Jaroviq shënoi 11 gola dhe bëri 4 asistime, ndërsa në disa raste u shpall edhe lojtari më i mirë i javës.

Gjilani javën e shkuar është zhvendosur në Bullgari për fazën përgatitore, ndërsa deri më tani ka luajtur edhe dy ndeshje kontrolluese. Ka humbur 1:0 nga CSKA Sofia dhe ka barazuar 0:0 me ekipn nga Izreali, Bnei Sakhnin.

 

Teilen: