• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, August 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jashari refuzon Chelsean, do vetëm Milanin

01/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori Ardon Jashari është më se i vendosur sa i përket të ardhmes, duke konfirmuar edhe një herë dëshirën e tij për t’iu bashkuar Milanit.

Bëhet e ditur se Jashari ka refuzuar ofertën e Chelseat dhe të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe me ofertën e Bayer Leverkusenit, skuadra këto që së fundmi janë futur në garë për shërbimet e tij.

Më herët, Jashari ka refuzuar edhe ofertat nga West Ham Unitedi e Nottingham Foresti kurse interesim për të kishin shprehur edhe Manchester City, Borussia Dortmundi, Manchester Unitedi e Paris Saint-Germaini.

23-vjeçari po insiston të transferohet te Milani, ekip që ende nuk ka arritur marrëveshje me Bruggen për shkak se belgët kanë rezistuar deri më tani.

Milani ka ofruar 38 milionë euro në total për Jasharin derisa Brugge po kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin, i cili këtë verë ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha të Evropës.

Jashari ka kërkuar largimin nga Brugge pasi ka marrëveshje personale me Milanin dhe po pret marrëveshjen mes skuadrave për të realizuar transferimin e tij në “San Siro” por ende gjithçka mbetet pezull.

Ai ka kontratë me Bruggen deri në vitin 2029 kurse ekipit nga Belgjika iu bashkua verën e shkuar për 6 milionë euro nga Luzerni i Zvicrës.

Next Post

Daja: Vuajtëm, por të shijojmë këtë kualifikim historik të Dinamos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.