Tuesday, 5. May 2026
Sport

Jashari, rezervist ndaj Atalantas

GS 05/05/2026 1 Min. Lesezeit

Ardon Jashari nuk pritet të jetë startues në ndeshjen e ardhshme të skuadrës së Milanit në kampionatin e Italisë.

Mediumet italiane kanë bërë të ditur se trajneri Massimiliano Allegri ka vendosur ta lë në stol Jasharin për duelin ndaj Atalantas.

Këtë veprim takik, thuhet se Allegri e ka bërë për shkak se nuk ka mbetur aspak i kënaqur me paraqitjen e Jasharit në humbjen 2:0 ndaj Sassuolos.

Ndeshja Milan – Atalanta, luhet të dielën mbrëma në stadiumin “San Siro” dhe i takon xhiros së 36-t të Serie A.

Në këtë përballje, startues në mesfushë pritet të jetë Samuele Ricci kurse Jashari do të jetë në stol dhe do të inkuadrohet në pjesën e dytë.

Në sezonin e tij të parë te Milani, mesfushori 23-vjeçar ka bërë 15 paraqitje në të gjitha garat dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2030.

Teilen: