Thursday, 14. May 2026
Sport

Jashtë Championsit aziatik dhe larg kreut, tifozët dalin kundër trajnerit Simone Inzaghi

GS 14/04/2026 1 Min. Lesezeit

Ish-trajneri i Interit është eliminuar nga italiani tjetër Mançini. Tërbohen tifozët e Al Hilal, pasi edhe titulli në Saudi Pro League duket I vështirë.

Simone Inzaghi vazhdon të kritikohet nga tifozët e Al Hilal pas eliminimit nga Champions League aziatike nga Al Sadd i Roberto Mancini. Një goditje e fortë për ish-trajnerin e Lacios dhe Interit. Skuadra e tij mban vendin e dytë në Saudi Pro League, 5 pikë prapa Al Nassr të Cristiano Ronaldo 6 java para fundit të kampionatit.

Rezultatet e fundit kanë bërë që tifozët të ndalin kundër trajnerit Simone Inzaghi. “I papërgatitur”, “Largohu” – ishin mesazhet më të përsëritura në rrjetet sociale.

Tensioni është vazhdë e asaj që ndodhi në shkurt, kur Al Hilal kaloi nga +7 në -3 pikë në klasifikim ndaj rivalit Al Nassr. Në atë moment delikat u fol shumë në Arabi për shkarkimin e trajnerit Inzaghi, që ka një kontratë prej 26 milionë eurosh në vit deri në 2027-ën.

Teilen: