• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jashtë listës së La Liga-s mbeten Ansu Fati dhe Vitor Roque?

07/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ronald Araújo hiqet nga lista e lojtarëve për t’u regjistruar në kampionat?

Në orët e fundit ishte shfaqur ky thashethem i bujshëm.

Qendërmbrojtësi uruguaian iu nënshtrua një operacioni, pas dëmtimit në kofshën, të pësuar në ndeshjen kundër Brazilit (çerekfinalet e “Copa América” 2024) dhe nuk do të kthehet në fushë para janarit të ardhshëm. Për këtë arsye supozohej se ai nuk do të regjistrohej nga Barcelona në pjesën e parë të sezonit 2024-2025.

Sipas informacioneve të raportuara nga “Sport”, klubi katalanas e ka marrë në konsideratë këtë mundësi, me synimin për të regjistruar blerje të reja (kryesisht Dani Olmo). Një veprim ky për të qëndruar brenda parametrave të “fair play financiar”, imponuar nga La Liga.

Mbrojtësi 25-vjeçar do të mbetet i regjistruar dhe Barça do të përdorë deri në 80% të pagës së tij për të shtuar lojtarë të rinj në listën për kampionatin spanjoll.

Një dredhi e përdorur tashmë për të nënshkruar me Vitor Roque në merkaton e kaluar dimërore, falë hapësirës së pagave të liruara nga dëmtimi i Gavi. Gjithashtu, sipas mediave iberike, ndër lojtarët jo në listë deri më sot janë Iñigo Martínez, Vitor Roque, Ansu Fati dhe Marc Casadó. Ndërsa pritet Olmo, është koha për të bërë zgjedhje të forta dhe të detyrueshme te Barcelona.

Next Post

Batatina lë Zvicrën për Llap

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.