Monday, 18. May 2026
Sport

Jasir Asani në ekipin e sezonit në Champions

GS 18/05/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka zënë vend në formacionin e sezonit të Ligës së Kampionëve të Azisë, të publikuar nga “SofaScore”.

Sulmuesi i krahut, i cili nuk ka luajtur për Esteghalin që nga fundi i muajit shkurt, është vlerësuar për paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Asani në 29 paraqitje në total, ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 4 asistime për t’u përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit.

Ai është vlerësuar me notën 7.21 dhe është rreshtuar në krahun e majtë të sulmit në formacionin 3-2-4-1 të Championsit aziatik.

Asani është lojtari i vetëm i klubit nga Egjipti në këtë formacion, në të cilin mungon ylli portugez, Cristiano Ronaldo që është pjesë e skuadrës nga Arabia Saudite, Al Nassr.

Teilen: