Goli i jashtëzakonshëm ndaj Polonisë, Jasir Asani në garë me yjet e mëdha për çmimin e madh nga UEFA.
Janë mbyllur dy xhirot e muajit shtator për kualifikueset e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.
Ka qenë një muaj shumë i suksesshëm për Kombëtaren e Shqipërisë që mori katër pikë nga dy ndeshje dhe bëri një hap gjigant drejt kualifikimit për në Euro 2024.
Jasir Asani ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren e kuqezinjve 2-0 ndaj Polonisë, gol që është bërë viral.
E goli i sulmuesit shqiptar është vlerësuar lartë edhe nga UEFA që e ka vendosur atë në mesin e katër më të mirëve të xhiros së dytë.
Asani është në garë për ta fituar çmimin e golit të xhiros së bashku me yllin e Portugalisë dhe Barcelonës, Joao Felix.
Në garë është edhe Leonardo Trossard i Belgjikës që realizoi një gol të bukur si dhe Maxim Samorodov i Kazakistanit i cili gjithashtu shënoi një gol të bukur ndaj Irlandës.
Ylli i Kombëtares, ka nevojë për votat e tifozëve shqiptarë për ta fituar këtë çmim shumë të rëndësishëm.