Monday, 16. February 2026
Futboll Bota

Jasir Asani shënon sërish në Ligën e Kampioneve të Azisë

GS 12/03/2025 1 Min. Lesezeit

Jasir Asani vazhdon që të shënojë rregullisht me skuadrën e tij Guangju në Ligën e Kampionëve të Azisë. Anësori shqiptar ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 85-të të sfidës kundër Visel Kobes, duke çuar në 2-0 rezultatin e sfidës.

Japonezët kishin fituar me të njëjtin rezultat ndeshjen e parë dhe tashmë sfida ka shkuar në kohën shtesë.

Ky ishte goli i tetë që Asani shënon në Ligën e Kampioneve të Azisë në 9 ndeshje të luajtura në këtë turne.

Teilen: