• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football
Thursday, June 1, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

Java e 35-të ka finale për çdo objekti

21/05/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshjet e javës së 35-të në Kategorinë Superiore dhurojnë përballje të cilat mund të mbyllin efektivisht garën për objektivat e mbetur në këtë edicion në sezonin e rregullt. Të gjitha sfidat luhen të enjten në orën 16:00 dhe pritet të jenë të luftuara deri në fund.

Gara për titull dhe për mbijetesën mund të vendoset nga duelet Kastrioti-Partizani dhe Tirana-Bylis, ku secila skuadër që gabon, del nga objektivat. Çdo gjë është e mundur në këtë garë, por për dy ekipet që mbajnë dy vendet e fundit të tabelës, fitorja është alternativa e vetme që kanë në dispozicion për mbijetesën në elitë.

Ndërkaq, Vllaznia-Laçi është një finale direkte për Europën, me shkodranët e vendit të katërt që do të përpiqen ta ruajnë pozitën ndaj kurbinasve.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

Teuta shkon pak më e qetë përballë Egnatias, duke ditur se kjo e fundit tashmë do të fillojë të mendojë për finalen e Kupës pasi ka siguruar Europën.

Kurse Kukësi-Erzeni është një ndeshje e cila diskutohet mes dy skuadrave të cilat janë rivale direkte për play-out, duke bërë që çdo sfidë në këtë javë të dhurojë emocione e situata të paparashikueshme.

JAVA 35

E enjte, 25/05/2023, ora 16:00

Kastrioti-Partizani

Tirana-Bylis

Kukësi-Erzeni

Teuta-Egnatia

Vllaznia-Laçi


Next Post

Manchester City e ngrit në “qiell” trofeun e kampionit në Premierligë

Categories

Categories

  • baseball
  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Go to mobile version