Friday, 27. March 2026
Sport

Java e 4-të e Superligës së Kosovës luhet në fundjavë, luhen katër ndeshje

GS 23/08/2023 1 Min. Lesezeit

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në fundjavë me ndeshjet e xhiros së katërt kampionale.

  

Këtë javë do të zhvillohen vetëm katër ndeshje, pasi derbi Drita – Ballkani është shtyrë për një termin tjetër, për shkak të angazhimit të mysafirëve në garat evropiane, shkruan lajmi.net.

Malisheva lidere synon fitoren e tretë radhazi kundër Prishtinës në udhëtim, me kryeqytetasit që synojnë pikët e plota pas barazimit me Gjilanin javën e kaluar.

Në takimet tjera, Llapi luan si mysafir i Fushë Kosovës, Dukagjini pret Lirinë, Gjilani udhëton në Drenas për t’u takuar me Feronikelin 74.

Orari dhe çiftet e plota:

E shtunë:

Prishtina – Malisheva

Feronikeli 74 – Gjilani

E diel:

Fushë Kosova – Llapi

Dukagjini – Liria

/Lajmi.net/

  

  


Teilen: