Wednesday, 22. April 2026
Futboll Bota

Java e dytë e Premier Ligës nis me surpriza, Joao Pedro ndëshkon “djajtë e kuq”

GS 24/08/2024 1 Min. Lesezeit

Java e dytë e Premier Ligës angleze nis me surpriza. Brighton ka mposhtur 2-1 në shtëpi Manchester United në ndeshjen e parë të javës së dytë të kampionatit anglez.

Një gol i Joao Pedros në minutën e 95-të të takimit i ka dhuruar fitoren vendasve, ndërsa “djajtë e kuq” provojnë humbjen e parë sezonale në kampionat.

Brighton mbylli pjesën e parë në avantazh, falë golit të shënuar nga Welbeck, por United reagoi në të dytën duke barazuar shifrat me Diallo. Në minutat shtesë Joao Pedro vulosi suksesin 2-1 të vendasve.

Teilen: