Dje kanë përfunduar ndeshjet e vlefshme për javën e 3-të të Seria A.
Sipas “Tuttomercatoweb” vetëm një trajner kryeson listën, dhe ai është Simone Inzagi. Interi i tij ka arritur të fitojë të treja ndeshjet teksa renditet në vendin e parë të kampionatit me 9 pikë.
Pas tij vjen “rivali” Stefano Pioli, i cili është vlerësuar me notën 6.83 nga media italiane. Vendin e tretë e mban trajneri i Ylber Ramadanit te Leçe, Roberto D’Aversa. Ndërkohë dhe “Special One” renditet nga fundi në vendin e 17-të.
Ja lista e plotë:
1. Simone Inzagi (Inter) 7.17
2. Stefano Pioli (Milan) 6.83
3. Roberto D’Aversa (Leçe) 6.83
4. Eusebio Di Françesko (Frozinone) 6.67
5. Marko Baroni (Leçe) 6.5
6. Tiago Mota (Bolonja) 6.5
7. Xhian Piero Gasperini (Atalanta) 6.33
8. Rudi Garsia (Napoli) 6.17
9. Klaudio Ranieri (Kaljari) 6.17
10. Masimiliano Alegri (Juventus) 6.17
11. Rafaele Paladino (Monza) 6.00
12. Vinccenco Italiano (Fiorentina) 6.00
13. Alesio Dionisi (Sasuolo) 6.00
14. Alberto Gilardino (Xhenoa) 5.83
15. Maurisio Sarri (Lacio) 5.83
16. Paolo Zaneti (Empoli) 5.67
17. Zhoze Murinjo (Roma) 5.50
18. Andrea Sotil (Udineze) 5.50
19. Ivan Juricc (Torino) 5.50
20. Paulo Sousa (Salernitana) 5.17
PANORAMASPORT.AL