• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jay Jay Chandler sërish MVP në basketbollin vendor

26/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Java e 14-të në Prince Caffe Superligë dhuroi sfida interesante, që u vendosën në sekondat e fundit të takimeve, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Peja fitoi derbin ndaj Bashkimit në udhëtim, ku basketbollisti më i mirë te verdhezinjtë ishte Jay Jay Chandler me 25 pikë, 11 kërcime e nëntë asistime. Chandler e kishte indeksin e ndeshjes 35 apo më të lartin në këtë xhiro.

Proton Cable Prizreni shënoi fitore të rëndësishme, duke mundur Istogun për të kaluar në vendin e gjashtë në renditje, ku te prizrenasit më i dalluari ishte Isaiah Kelly. Ai e përfundoi ndeshjen me 27 pikë, 12 kërcime e katër asistime.

Sigal Prishtina po vazhdon me formë të lartë, ndërsa kësaj radhe mundi Vëllaznimin. Te prishtinasit u dalluan Steven Davis dhe Shaheed Davis. Steven e mbylli ndeshjen me 20 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime, kurse Shaheed me 23 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.

Me formë të lartë po vazhdon edhe Trepça, që shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim. Te mitrovicasit më i miri ishte Darnell Egde me 17 pikë, katër kërcime e shtatë asistime.

Top 5

Jay Jay Chandler (Peja) 25 pikë, 11 kërcime, 9 asistime, 35 indeksi

Isaiah Kelly (Proton Cable Prizreni) 27 pikë, 12 kërcime, 4 asistime, 33 indeksi

Steven Davis (Sigal Prishtina) 20 pikë, 11 kërcime, 3 asistime, 27 indeksi

Shaheed Davis (Sigal Prishtina) 23 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, 27 indeksi

Darnell Egde (Trepça) 17 pikë, 4 kërcime, 7 asistime, 24 indeksi. /Lajmi.net/

Next Post

CEO i Stuttgart “prish ëndrrën” e Milan: Guirassy do të qëndrojë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.