Superylli i repit Jay Z raportohet se është i interesuar për blerjen e Tottenhamit, me gjigantët e Premier Ligë që vlerësohen në rreth 2 miliardë funte.
Pronari aktual i ‘Spurs’, Joe Lewis, mund të detyrohet të ndahet me klubin e Londrës veriore pasi ai përballet me akuzat për mashtrim dhe tregtim të brendshëm në Shtetet e Bashkuara.
Ai u paraqit në një gjykatë të Nju Jorkut javën e kaluar për të mohuar 16 akuza për mashtrim të letrave me vlerë dhe tre akuza të tjera për konspiracion në lidhje me shkeljet e tregtisë së brendshme nga viti 2013 deri në 2021. Lewis është liruar me kusht dhe pritet të përballet me gjyqin më vonë këtë vit.
Ndërsa ajo sagë zvarritet, bisedat për shitjet janë shfaqur në Spurs. Ka sugjerime nga mediet që Jay Z, i cili mburret me një pasuri personale prej 2.5 miliardë dollarësh, mund të drejtojë një grup investitorësh amerikanë që kërkojnë të blejnë ekipin anglez.
53-vjeçari vendas nga Nju Jorku më parë shprehu interes për blerjen e një aksioni në Arsenal pasi pa Thierry Henry të shfaqej si futbollisti i tij i preferuar./Lajmi.net/