• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Jemi kaq afër trofeut”, Inzagi: Jamal ndalet, thjesht të mos e lejojmë ta prekë topin…

06/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Simone Inzagi e ka një plan më të qartë për të ndalur Barcelonën.simone-inzaghi_e5ixh006mu9j157t66aa94gmlKëtë herë thotë se Lamin Jamal do të jetë i vëzhguar special dhe skuadra do të bëjë gjithçka për të mos e lënë që të jetë shpesh në kontakt me topin. Numri një i zikaltërve ka folur gjithashtu për mundësinë që Lautaro të luajë si titullar në këtë sfidë dhe për rikthimin e Levandovskit. Ai gjithashtu thotë se rrugëtimi i zikaltërve ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë Champions dhe kanë mbetur vetëm 2 ndeshje për të ngritur një trofe të rëndësishëm.

NDESHJA- “Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe, kundër një ekipi të fortë, të cilin e njohim më mirë dhe e prekëm nga afër. Do të na duhet një ndeshje ku përqendrimi të jetë maksimal dhe kthjelltësia po ashtu”.

LAUTARO- “Do të vendos bashkë me lojtarin dhe stafin mjekësor. Do të jetë ai, ashtu si Pavar që do të më thonë si janë. Pavar është optimist, ndërsa Lautaro do të punojë sot me grupin. Në ndeshjen e parë luajtëm shumë mirë, por sigurisht që mund të përmirësohemi në lojën me top dhe pa top. Megjithatë, ekipi luajti siç duhet. Kjo është si një finale e parakohshme”.

GRUPI- “Ka shumë dëshirë dhe është stërvitur mirë. Barcelona ka përqindje të larta të zotërimit të topit si në Liga, ashtu edhe në Champions. Por e dimë që në mbrojtje rrezikojnë shumë. Është një rrezik i marrë parasysh nga një trajner i madh si Flik. Duhet një Inter i jashtëzakonshëm”.

STAMBOLLI- “I kam ende në kokë mendimet e vitit 2023. Ishte një humbje e vështirë për t’u përtypur dhe bëmë një paraqitje spektakolare. Por është pjesë e rrugëtimit për t’u rritur. Duam që të vazhdojmë të ëndërrojmë. Jemi vetëm 2 ndeshje larg një trofeu të madh”.

LEVANDOVSKI- “E njohim mirë se çfarë lojtari është. Ai është mes 3-4 më të mirëve në botë. Por ne luajmë kundër Barcelonës, që ka fituar 3 ndeshje me gna 5 gola edhe pa të në fushë. Jemi duke folur për një sulmues të madh, por ekipi është më i madh”.

KUNDE- “Sigurisht që edhe ai ka paguar faktin e të luajturit shumë ndeshje. Është një lojtar i rëndësishëm, por ata kanë zëvendësues në lartësinë e duhur”.

JAMAL- “Duhet që të kërkojmë të mos e lëmë të prekë topin. Do të jetë një i vëzhguar special dhe do ta markojmë me 2 lojtarë. Është një talent i madh, i rrezikshëm kur ka topin në këmbë dhe skuadra e kërkon gjithmonë në momentet më të vështira. Ka shpejtësi të lartë mendimi”.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Interi dhe Barcelona kërkojnë finale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.