• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Jemi të rinj dhe të uritur”, premtimi i Ibrahimoviç: Nuk heq dorë nga Milani derisa të fitoj

12/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zlatan Ibrahimoviç e quan veten të uritur për suksese. Jo më si një futbollist, por si një drejtues i Milanit. Dhe këtë e ka pranuar edhe në një intervistë të dhënë për revistën “Champions”, ku ka folur për klubin kuqezi, atë që përfaqëson dhe se çfarë pret nga aventura e tij e re si drejtues.

FBL-ITA-SERIEA-AC MILAN-IBRAHIMOVIC

“Ne do të bëjmë gjëra të mëdha për 125 vjetorin dhe kemi disa surpriza të planifikuara. Milani është pjesë e historisë së futbollit. Ne jemi vetëm një brez i ri në këtë histori. Dhe ne kthehemi pas në kohë, e sjellim të kaluarën në të tashmen, e përziejmë bashkë. Dhe përderisa jam këtu, dua të falënderoj Berluskonin dhe Galianin, sepse ne jemi të gjithë këtu falë tyre. Besoj te projekti, besoj në atë që përfaqëson Milani dhe mendoj se ndaj të njëjtin vizion të njerëzve që punojnë atje dhe të pronarëve, sepse duan të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Duan të bëjnë historinë, të fitojnë: Unë do të bëj gjithçka, nuk heq dorë derisa të fitoj. Hyj në këtë situatë të re me përulësi, hap pas hapi dhe po mësoj shumë.

Kam luajtur për shumë klube, disa skuadra të jashtëzakonshme, të mëdha, por ai që më ka dhënë më shumë në karrierën time është Milani. Unë kam qenë këtu dy herë dhe e vlerësoj shumë atë që përfaqëson. Unë thjesht dua që të kthej mbrapsht diçka.

Që kur vendosa të ndaloja së luajturi, jam mirë. Jam i qetë me këtë vendim, kështu që nuk më mungon të luaj futboll. Kur e them këtë ndonjëherë që ndihem i frustruar që nuk jam në fushë, është më shumë për shkak të përvojës sime dhe asaj që mund të bëj, por nuk është se më mungon të luaj në vetvete. Kam kolegë të shkëlqyer dhe punoj me njerëz të mirë që më ndihmojnë, kështu që ne jemi një ekip i madh. Ne jemi të rinj, të uritur, me ambicie të mëdha dhe një vizion të madh, dhe askush nuk është i kënaqur derisa të marrim atë që duam, që është të fitojmë’, tha ndër të tjera Ibrahimoviç.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

U tha se Al Hilali do ta ndërpresë kontratën e tij - Neymar thyen heshtjen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.