• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jeni gati për një tjetër mesjavë yjesh? E gjithë bota me sytë nga Champions, rruga drejt Mynihut rezervon spektakël

14/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jeni gati për  tjetër mesjavë yjesh? Në CHAMPIONS LEAGUE luhet akti i dytë dhe vendimtar i çerekfinaleve. WhatsApp Image 2025-04-14 at 12.38.36

Në TRING SPORT, platformën më të madhe sportive, mesjava “ndizet” nga jehona e tempujve të futbollit, ku do të përcaktohen gjysmëfinalistët. Pas një raundi të parë që u shndërrua në kryefjalë e trend botëror, sidomos kur Declan Rice shtangu me një dopietë Mbape, galaktikët e Madridit dhe “ndezi” botën e futbollit, duke treguar se asnjë kompeticion tjetër nuk mund të jetë kaq i paparashikueshëm dhe me emocione kaq të fuqishme sa duket se vijnë nga një tjetër planet.

DORTMUND – BARCELONA – E MARTË, 21:00, TS1

WhatsApp Image 2025-04-14 at 12.38.35 (3)

E marta nis me një superndeshje. Pas një goleade që thuajse i kualifikoi që në aktin e parë, katalanasit e pandalshëm udhëtojnë drejt Dortmundit, për të sfiduar në shtëpi gjermanët në dizavantazh dhe për të finalizuar një rrugëtim spektakolar. Por janë ende 90 minuta për t’u luajtur.

ASTON VILLA- PSG – E MARTË, 21:00, TS2

WhatsApp Image 2025-04-14 at 12.38.35 (2)

Po të martën, yjet francezë, me një epërsi bindëse dhe më të motivuar se kurrë, sfidojnë në aktin e dytë dhe vendimtar, luanët luftarakë të Birmingamit në shtëpinë e tyre, me një mision të qartë, kualifikimin për në gjysmëfinale.

REAL MADRID – ARSENAL, E MËRKURË, 21:00, TS1

WhatsApp Image 2025-04-14 at 12.38.35 (1)

Të mërkurën, në Bernabeu dhe në Tring Sport 1, mbretërorët e Madridit kërkojnë përmbysjen historike, në një duel superfuqish që duket si i parashkruar kundër londinezëve në avantazh dominues. Por, në futbollin e klasit, kualifikimi vendoset deri në çastin e fundit.

INTER – BAYERN, E MËRKURË, 21:00, TS2

WhatsApp Image 2025-04-14 at 12.38.35

Ndërkohë që, pas triumfit të rëndësishëm në transfertë, për kampionët italianë misioni “gjysmëfinale” duket më afër se kurrë, por bavarezët s’do të dorëzohen lehtë sepse në lojë është kualifikimi. San Siro mirëpret të mërkurën spektaklin që dhurojnë superduelet italo-gjermane.

Kjo është magjia e Ligës së Kampionëve dhe të gjithë do të jemi me sytë nga fushat ku do të përcaktohen 4 më të mirët e “Road to Munih”, në një kompeticion që po na mban me frymën pezull deri në çastin e fundit.

Në TRING SPORT, në shtëpinë e kampionëve, të martën dhe të mërkurën, zbret e gjithë madhështia superligës kontinentale, ku historia shkruhet dhe ëndrrat mbajnë shije finalesh.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Incident në stërvitjen e Real Madridit, përplasen dy yjet e skuadrës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.