• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jesse Lingard stërvitet me Inter Miami të Lionel Messit

03/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-mesfushori i Manchester United, Jesse Lingard po stërvitet me skuadrën e MLS ligës amerikane, Inter Miami, pasi Wayne Rooney refuzoi mundësinë për të nënshkruar me ish-shokun e tij të skuadrës.

Rooney mohoi spekulimet javën e kaluar se DC United ishte në prag të nënshkrimit të Lingard, i cili është një lojtar i lirë pas largimit nga Nottingham Forest.

Lingard ishte bashkëlojtari i Rooneyt në Manchester United për tre vjet, por Rooney tha se nuk kishte ndërmend ta merrte mesfushorin në Uashington.

Inter Miami ka nënshkruar yjet Lionel Messin dhe Sergio Busquets këtë verë, derisa thuhet se afër transferimit janë edhe Jordi Alba dhe Sergio Ramos.

Vet mesfushori ka nxitur spekulimet se ai është vendosur për një lëvizje në klubin e David Beckham duke shpërndarë video ku po stërvitej në fushat ndihmëse të objektit të klubit.

Me kaq shumë lojtarë që kalojnë në Arabinë Saudite, Lingard gjithashtu është lidhur me një lëvizje eventuale për në Lindjen e Mesme. 30-vjeçari vet kishte pranuar se do të konsideronte një lëvizje për në Riad.

“Unë po shqyrtoj të gjitha opsionet. Kurrë nuk kam përjashtuar asnjë ekip apo klub, kështu që për mua është thjesht zgjedhja e ekipit të duhur dhe duhet të jetë e duhura për mua. Thjesht dua të luaj futboll në fund të ditës dhe kjo është gjithçka që dua të bëj”, thënë Lingard për Sky Sports.

Next Post

Llapi prezanton përforcimin e dytë brenda ditës, nënshkruan me Hysenin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.