Friday, 18. September 2026
Sport

Jesus tregon arsyet pse ftoi Ronaldon për ndeshjet e Ligës së Kombeve

GS 18/09/2026 1 Min. Lesezeit

Jorge Jesus po përgatitet për debutimin e tij si trajneri i ri i Portugalisë.

Pasi zëvëndësoi Roberto Martinezin, portugezi shihet si njeriu që mund të rikthejë epokën e lavdishme të “Luzitanëve”, teksa po synojnë të mbrojnë titullin e “Nations League”.

Ai po ashtu ka vendosur të ftojë përsëri Cristiano Ronaldon, i cili nuk pati një Botëror të pritshmërive.

“Performanca e tij është ajo që ka rëndësi. E kaluara nuk ka rëndësi”. “Cristiano është një lojtar si të gjithë të tjerët. Nëse po luan mirë, do të luajë. Nëse nuk po, nuk do të luajë”. “Ai ka një status të ndryshëm dhe ka fituar pesë çmime Ballon d’Or, por a ndikon kjo në vendimet e mia? Jo”. “Por a është ai një lojtar i ndryshëm? Absolutisht”, u shpreh Jesus.

Teilen: