• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jilldiz kërkon falje publike, lojtari i Juves: Veprimi s’tregon kush jam unë

29/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas veprimit të gabuar në fushë, vijnë edhe fjalët e pendesës. Kenan Jildiz, numri 10 i Juventusit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas përjashtimit me karton të kuq në ndeshjen kundër Monzës, një episod që rrezikon t’i kushtojë rëndë, si personalisht, ashtu edhe skuadrës në garën për një vend në Champions.

bandicam 2025-04-29 17-21-07-379

Sulmuesi turk do të mungojë të paktën në sfidën e radhës ndaj Bolonjës, ndërsa pezullimi i mundshëm për tri ndeshje do ta detyronte të humbiste edhe përballjen direkte ndaj Lacios, dy takime me peshë të madhe në fundin e sezonit.

Në një “story” në Instagram, Jildiz ka kërkuar ndjesë për atë që ndodhi, duke theksuar se nuk ishte një gjest i qëllimshëm dhe se nuk përfaqëson as karakterin dhe as mënyrën se si ai e jeton futbollin.

“Jam thellësisht i zhgënjyer për atë që ndodhi në fushë. Nuk ishte qëllimi im të dëmtoja kundërshtarin dhe i kërkoj ndjesë. Dua të bëj të qartë se ishte një veprim përtej asaj që doja të bëja dhe që nuk reflekton natyrën time. U kërkoj ndjesë shokëve të ekipit, stafit, klubit dhe tifozëve, dhe i falënderoj për mbështetjen e tyre, që nuk ka munguar as tani”, shkroi Jildiz.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Interi në epërsi për sulmuesin e Lilles

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.