Friday, 20. March 2026
Sport

Jo Serisë A dhe Barcelonës, mbrojtësi i Bajernit joshet nga gjigandi i Premier Ligës

GS 04/06/2023 1 Min. Lesezeit

Benxhamë Pavar është gjithmonë e më tepër i bindur për t’u larguar nga Bajerni i Mynihut. Mbrojtësi i djathtë francez nuk ndihet i vlerësuar nga kampionët e Bundesligës dhe nuk ka as ndër mend që të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon verën e ardhshme.pavard

Prandaj, rreth tij kanë vërshuar një lum me oferta, ku nuk munguan gjigantët e Serisë A, Milan, Inter e Juventus apo edhe Barcelona, e cila e tentoi edhe në janar.

Mesa duket, ideja e Pavarit është transferimi në Premier Ligë dhe Liverpuli është gati që të plotësojë kërkesën 35-milionëshe të Bajernit, i cili nuk kërkon që ta humbë me parametër zero.

PANORAMASPORT.AL


Teilen: