Tuesday, 26. May 2026
Futboll

Jo vetëm Alisson, Spalletti kërkon edhe dy yjet e tjerë të Liverpool-it. Me njërin prej tyre ka punuar te Roma

GS 26/05/2026 1 Min. Lesezeit

Juventus është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e Alisson Becker. Klubi bardhezi ka arritur dakordësinë me portierin brazilian, ndëra është në hapat e fundit për të gjetur gjuhën e përbashkët me Liverpool-in.

Ndërkohë, La Repubblica zbulon se Luciano Spalletti ka kërkuar dhe transferimin e dy yjeve të tjerë të Liverpool-it, Mohamed Salah, me të cilin ka punuar te Roma dhe mbrojtësin e djathtë, Andy Robertson.

Të dy lojtarët e kanë mbyllur me Liverpool dhe sezoni i ardhshëm do t’i gjejë me ekipe të reja. Në rastin e Salah, problemi kryesor është paga e majme e egjiptianit, i cili duhet të bëjë një sakrificë të madhe nëse do që të bashkohet me Saplletti-n te Juventus.

Përsa i përket Robertson, skocezi ka rënë parimisht dakord me Tottenham, por gjithësi drejtuesit e Juventusit i kanë dërguar ofertën e tyre.

Teilen: