Sunday, 26. April 2026
Futboll

Jo vetëm Bernardo Silva, edhe ylli tjetër i Man. City i vetëofrohet Barcelonës

GS 26/04/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona mund të bëjë dy transferime falas verën e ardhshme dhe të dy goditjet mund të jenë nga Manchester City. Tashmë dihet që katalanasit janë një nga klubet favorite për të nënshkruar me Bernardo Silva. Portugezi do të largohet pas 9 sezonesh nga Man. City dhe destinacioni i ri mund të jetë Barcelona.

Përveç portugezit, është edhe një tjetër lojtar i Manchester City që ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Barcelona. Bëhet fjalë për John Stones, qendërmbrojtësit anglez i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe do të largohet po ashtu si lojtar i lirë.

Pavarësisht se ka humbur vendin e titullarit te City, John Stones mbetet një nga qendërmbrojtësit më të mirë në qarkullim dhe nuk ndodh shpesh të transferosh falas lojtarë të kalibrit të tillë. Megjithatë, objektivi parësor i Barcelonës për të forcuar qendrën e mbrojtjës është Alessandro Bastoni.

Teilen: