Bordi i Paris Saint-Germain dhe tekniku Luis Enrique, duke se janë të vendosur për të krijuar “rivalitet” në portën e francezëve, teksa përveç “yllit” italian, Gianluigi Donnarumma, tashmë kërkojn afrojnë një tjetër portier me eksperiencë.
Fillimisht aludohej për një afrim të “shtatlartit” maroken, Yassine Bounou nga “andaluzianët” e Sevilla, mirëpo tani në listë është dhe një tjetër opsion, kësaj radhe nga elita e kampionatit anglez të futbollit.
Bëhet fjalë për “gardianin” e Tottenham, Hugo Lloris, për të cilin raportohet se kanë nisur kontaktet e para mes klubit e lojtarit, ndërsa në ditët në vijim pritet, që të nisin negociatat dhe me klubin për kartonin e “veteranit” francez. /i.m /abcnews.al