Javët e fundit janë arritur marrëveshjet për zgjatjen e kontratës së Federiko Gatit, Nikolo Faxholit dhe Manuel Lokatelit. Tani është radha e Gleison Bremerit dhe Federiko Kiezës, por pa harruar Dushan Vlahoviçin.
Nuk ka ende një marrëveshje të përgjithshme, por shumë optimizëm, megjithatë në frontin e Kiezës. Nuk është mister që Juve është gjithmonë i hapur për të dëgjuar oferta për ish-lojtarin e Fiorentinës.
Por për të mos e gjetur veten në vështirësi verën e ardhshme, kur ai do të ketë vetëm një vit nga kontrata e tij, me agjentin Fali Ramadani po diskutohet tashmë prej muajsh për zgjatjen e kontratës me të paktën një vit.
Një zgjidhje që do t’i lejonte të dyja palët të mos marrin vendime të nxituara në të ardhmen. Pasi të zgjidheshin çështjet e kontratës së Fedes dhe Bremerit, do të mbetej vetëm Vlahoviçi për t’u blinduar.
PANORAMASPORT.AL