Wednesday, 25. March 2026
Sport

Jo vetëm Broja/ Edhe Lukaku kuqezi, gjithçka varet nga situata e… Origit

GS 15/08/2023 2 Min. Lesezeit

Situata te Milani është mjaft e qartë: sulmuesit e vetëm në skuadrën e kuqezinjve janë gati 37-vjeçari Olivie Zhiru dhe i riu Lorenco Kolombo, i cili është kthyer nga Leçe, por tashmë i kërkuar nga shumë skuadra të afta për t’i garantuar një fanellë titullari.

FC Internazionale Milano v Udinese Calcio - Serie A

Pioli është duke shtyrë për një prurje të re, e cila mund ta bëjë francezin të marrë frymë, pasi në sezonin e kaluar u detyrua të mbipërdorë për shkak prodhimit të pakët të Divok Origit, që ndërkohë refuzon çdo ofertë. Dhe pikërisht nga largimi i bashkatdhetarit të tij, të blinduar me një kontratë 4-milionëshe, varet ardhja e mundshme e Romelu Lukakut te kuqezinjtë.

Pra jo vetëm Broja, por edhe merkatoja kuqezi në përgjithësi është peng e ish-liverpulasit. Në fakt, dy belgët vështirë se do të mund të jetojnë së bashku në “Milanello” për shkak të pagave.

Është e qartë se shumë do të varet edhe nga Lukaku dhe sa është i gatshëm të heqë dorë për të veshur fanellën kuqezi. Por në agimin e të 30-ave dhe me rrezikun për të mbetur jashtë skuadrës te Çelsi, ish-zikaltri mund të pranonte me dëshirë edhe vetëtaksimin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: