Interi dhe Bajerni rrezikojnë që të sfidohen jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në merkato.Luis Henrike është emri i pëlqyer nga të dyja skuadrat, të cilat janë duke bërë gjithçka për të nxituar dhe mbyllur këtë çështje. Braziliani i Marsejës është një lojtar që ka bërë shumë mirë dhe zikaltrit e shohin si zëvendësuesin ideal të Denzel Dumfrisit.
Ndërkohë që edhe Bajerni është i interesuar për të afruar një lojtar anësor, nisur nga fakti që lojtarët që ka në dispozicion nuk po japin shumë garanci fizike. Mehdi Benatia ka qenë në “San Siro” për derbin Milan-Inter, por gjithashtu ka takuar edhe trajnerin Kompani. Sfida ka nisur.
PANORAMASPORT.AL