• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jo vetëm Granit Xhaka, i inatosur edhe Xherdan Shaqiri 

16/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me ndeshjen e tij të 119-të ndërkombëtare kundër Izraelit, Granit Xhaka bëhet i vetmi lojtar me rekord të kombëtarja e Zvicrës.

Por pas paraqitjes edhe një herë të dobët të kombëtares, kapiteni nuk ka dëshirë të festojë.

I inatosur edhe Xherdan Shaqiri.

Zvicra barazoi 1:1 me Izraelin.

Granit Xhaka është shumë i inatosur teksa kalon pranë gazetarëve në stadiumin “Panço Arena” Felcsut. 

“Kapiteni është i mërzitur dhe përmbahet të bëjë një koment, duke e ditur fare mirë se një koment i tillë ndoshta do të shkaktonte sërish bujë të madhe.

Ashtu si në shtator, pas barazimit 2:2 në Kosovë, kur Xhaka shfry zemërimin e tij për stërvitjet e dobëta dhe intensitetin shumë të vogël dhe ia diktoi kujtdo që do ta dëgjonte. Në atë kohë goli i barazimit erdhi në minutën e 90+4, tani në minutën e 88-të. Të shtunën, kur kanë rastin e radhës për të siguruar biletën për Kampionatin Evropian, kundërshtare është Kosova, vendlindja e prindërve të Xhakës.

Në fokus do të jetë sërish edhe Xherdan Shaqiri. Ai gjithashtu “nuk u argëtua” pas ndeshjes kundër Izraelit dhe përfundoi duke ngelur në pankinë. Kur u pyet pse nuk u përdor, ai iu referua trajnerit.

Yakin nuk e arsyeton për mos aktivizimin e Shaqirit për arsye fizike, por për arsye taktike. Shaqiri nuk luajti për disa javë pas përfundimit të kualifikimeve në MLS, ndërsa së fundmi qëndroi në formë me disa seanca stërvitore në Lugano. “Do të kisha dashur t’i jepja disa minuta, por nuk ishte një lojë për Shaqirin”, – thotë Murat Yakin.

Shaqiri mbetet në 117 ndeshje ndërkombëtare për momentin. Ai nuk do të arrijë Heinz Hermann deri të shtunën në Basel”, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”.

Next Post

Presidentët e Barcelonës dhe Realit japin dorëheqje nga Federata Spanjolle

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.