Mançester Siti ka nisur nga puna për sezonin e ardhshëm, teksa festoi tripletën historike.
Siç raporton “Sky Sports UK”, përveç negociatave me Çelsin për mesfushorin Mateo Kovaçiç, “qytetarët” kanë nisur kontaktet me RB Lajpcig, për Bosko Gvardiol.
Kartoni i kroatit vlen mbi 80 milionë euro, por Siti ka shtuar presionin dhe kontaktet mes palëve po vazhdojnë.
Gvardiol dhe Kovaçiç së shpejti mund të bëhen bashkëlojtarë edhe tek ekipi anglez përveçse tek kombëtarja.
PANORAMASPORT.AL