• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jo vetëm Levën, Kejni tremb edhe… Mesin. Ja arsyet përse sulmuesi anglez mund të luajë 34 javë

16/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Emri i Herri Kejnit është kthyer në modë te tifozët e Bajernit, deklaratat e bordit, trajnerit Tuhelit e deri te mediat më prestigjioze në kontinentin e vjetër. 17 gola pas 11 javësh Bundesligë, statistika të padëgjuara më parë në ligën vendëse e më gjerë, aq sa kanë eklipsuar finalizimet e dy “princërve” të rinj në arenën e futbollit, si Erling Haland dhe Kilië Mbape.

kejn

Kuota e 41 golave të Robert Levandovskit mbetet tabu në kampionatin gjerman, por trendi i “bishës” angleze shkon më lart, deri te rekordi i Leo Mesit.

TË DHËNAT E KEJNIT

Në harkun e 11 takimeve me bavarezët në Bundesligë, pyka e Tuhelit nuk e ka pasur problem të finalizojë plot 17 gola, e përkthyer me mesataren 1.5 gola për ndeshje, çka do të thotë se nëse ai i luan të 34 raundet në ligë kap 51 gola, 10 konkretizime më tepër se “gjurma” e Levës në spektrin e golave brenda një sezoni të vetëm.

KURBA E REKORDIT

Lionel Mesi përgjatë etapës 2011-2012 ishte në gjendje ta dërgonte topin në rrjetë 50 herë (kampionatin spanjoll), shifër e paarritur kurrë më parë nga një lojtar në “top-5” ligat kryesore të Europës. Nëse Kejn mban këtë ritëm, pra 1.5 gola për sfidë, pas 34 javësh ai do të regjistrojë 51 gola, një më shumë se rekordi i Mesit. “Pleshtit” argjentinas i nevojiten 37 prezenca, nga 38 të mundshme në La Liga, kurse Herri ka si kufi maksimal 34 xhiro, e ku do ta ngjiste me mesatare më të lartë shënimi.

GOLEADORËT HISTORIKË

Padyshim Lionel Mesi e ka “skalitur” emrin në kategorinë e “më të mirit” në skenën e golave, (50). Ligë 1 në Francë mban “firmën” e Josip Skolbar. Ish-sulmuesi i Marsejës mbetet i pakonkurrueshëm në ligën franceze, pavarësisht etapës së hershme. Ekzaktësisht 1970- 1971 Skolbar e përshëndeti rrjetën mike 44 raste. Çiro Imobile dhe Gonzalo Higuain në cikle të ndryshme nuk kanë shkuar dot me tepër se 36 finalizime, teksa Premier Liga ka si emblemë në këtë tablo të dhënash Erling Halandin. “Gjiganti” norvegjez nga kampi i Mançester Sitit e shkundi kuadratin mik sezonin e kaluar 36 herë.

ARSYET PRO HERRIT

Pikësëpari konkurrenca e ashpër me Bajer Leverkusenim e “detyron” Tuhelin që Kejn të zbresë në fushë çdo ndeshje, pasi gabimi më i vogël në Bundesligë, mund t’i shkëpusë “aspirinat” të vetme në krye. Faktori i dytë ka të bëjë me eksperiencën e Herrit në Premier Ligë. Kejn është ballafaquar shpesh në të kaluarën me duelet e ashpra që dhuroi liga angleze dhe kësisoj e ka më të lehtë manovrimin e përplasjeve më të “buta” në Gjermani, aty ku taktika rreshtohet përpara dyluftimeve për topin e parë. Leroi Sane ka rigjetur veten në versionin më të mirë, e pasuar me kombinimet fantastike mes tyre bëjnë të kuptosh se anësori gjerman ka si qëllim vetëm shërbimin drejt Kejnit.

1.7 gola

është mesatarja e përfshirjeve të Kejnit me Bajernin në të gjitha kompeticionet, e përkthyer me 21 gola dhe 6 asiste në distancën e 16 takimeve

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI -PANORAMASPORT.AL

Next Post

Telashe edhe me Xherdan Shaqirin: Pyetni trajnerin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.