Saturday, 9. May 2026
Sport

Jo vetëm lojtarë, pronarët e Liverpool gati të blejnë për 100 mln £ Getafe-n

GS 30/07/2025 1 Min. Lesezeit

Vera e 2025-ës do të futet në historinë e futbollit modern pasi pronarët e Liverpool, “Fenway Sports Group”, pas 295 milionë stërlinave të shpenzuara në merkato për të plotësuar ekipin e Arne Slot janë gati që të blejnë edhe skuadrën e La Liga-s, Getafe F.C..

Sipas “The New York Times” presidenti i klubit spanjoll, Angel Torres, është në bisedime me “Fenway Sports Group” pasi ky i fundit është gati të pagaujë plot 100 milionë stërlina për të zotëruar shumicën e aksioneve të ekipit madrilen.

Vetëm pak muaj më parë Torres ka mohuar të ketë nxjerrë në shitje klubin, të cilin ai e vlerësonte 160 milionë stërlina.

Teilen: